Shqiptaret konsumojne mish me hormone te ndaluara
Shqiptarët e pëlqejnë shumë mishin e tyre vendas, duke besuar se produkti është i pastër, bio, por pakkush e di që shpesh mishi që konsumojnë përmban hormone të rrezikshme, të cilat janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian.
Nga Besar Likmeta, BIRN
Konsumatorët shqiptarë kanë preferencë në mënyrë të veçantë për mishin e lopës, për të cilën ata mendojnë se është rritur në kullotë, duke qenë të sigurt për cilësinë e lartë dhe shijen, nëse do të krahasohet kjo me mishin e importit.