Spitali i Durresit pa ilace
Posted On 31/07/2013
0
Spitali Rajonal i Durrësit prej shumë kohësh po vuan mungesën e ilaçeve. Gjithçka bie mbi pacientët të cilëve iu duhet që të blejnë të gjitha medikamentet. Këtu përfshihen dhe personat e siguruar dhe të pajisur me dokumentet e nevojshme për t’u paraqitur në spital. Të shtruarit në spital janë të detyruar që të gjitha medikamentet t’i blejnë vetë.