Studimi, 40% e pacienteve qe bejne dialize jane me hepatit C, Tereska: Dyshoj se edhe personeli mjekesor eshte i infektuar
Pavioni i Nefrologjisë në QSUT ka bërë një studim rezultatet e të cilët kanë nxjerrë në pah shumë problem dhe infeksione të tjera që marrin pacientët gjatë kohës që bëjnë dializën. Sipas studimit nga 557 pacientë që trajtohen me dializë, 208 prej tyre rezultojnë me hepatit C. Këto janë të dhënat paraprake të një prej pavijoneve në Qendrën më të madhe spitalore në vend të testuar në periudhën gusht-dhjetor 2012. Nuk dihet nësë numri të sëmurëve me hepatit C të jetë rritur gjatë muajve të tjerë të cilërt nuk janë përfshirë në studim.