Studimi i ISHP: Ulet nga viti ne vit mosha kur te rinjte fillojne aktivitetin seksual
Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik vërteton se mosha kur fillon aktiviteti seksual është gjithnjë në ulje. Këto nuk janë më hamedësime por pohimet e nxënësve të hkollave 9-vjeçare.
Studimi “Vlerësimi i sjelljeve të shëndetshme te fëmijët e moshës shkollore”, ka përfunduar pak ditë më parë, ka përfshirë 4769 nxënës në 12 prefekturat e vendit. Nxënëst i përkasin grupmoshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Mes të tjerave, ISHP i ka kushtuar një kapitull të veçantë marrëdhënieve seksuale te të rinjtë.