Tetori, muaji i sensibilizimit ndaj kancerit te gjirit
Tetori ndër të tjera shënohet si muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit. Shifrat tregojnë se në Shqipëri numri i rasteve është rritur ndërkohë që gjithashtu vihet re një ulje e moshës të rasteve që preken prej kësaj sëmundjeje. Sipas Gazetës Shqip, “në moshën 20-vjeçare, mundësia e prekjes është 1 në 2000 raste. Ndërkohë te 50-vjeçaret ky rreziku shtohet, 1 në 50 raste, ndërsa në moshën 70 vjeç, 1 në 25 femra janë të rrezikuara.”
Për më shumë klikoni: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/02/tetori-muaji-sensibilizimit-ndaj-kancerit-te-gjirit/