Administrata Trump i ka ofruar një kompanie mjekësore gjermane “shuma të mëdha parash” për qasje ekskluzive në një vaksinë të mundshme kundër Covid-19, sipas raportimeve nga mediat gjermane.
Qeveria gjermane po përpiqet të luftojë atë që e sheh si një ofertë agresive të blerjes nga SHBA të kompanisë që po drejton kërkimin shkencor, raporton Die Welt, duke cituar qarqet e qeverisë gjermane.
Presidenti amerikan i kishte ofruar kompanisë bio-farmaceutike CureVac me bazë në qytetin e Tübingen “shuma të mëdha parash” për të fituar qasje ekskluzive në punën e tyre, shkroi Die Welt.
Sipas një burimi anonim të cituar në gazetë, Trump po bënte gjithçka për të siguruar një vaksinë kundër koronavirusit për SH.B.A., “por vetëm për SHBA”.
Qeveria gjermane thuhet se po ofronte ndërkohë stimujt e saj financiarë që vaksina të qëndrojë në vende t’i shërbejë jo vetëm një shteti.
Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn tha se blerja e ndërmarrjes CureVac nga administrata Trump ishte tashmë “jashtë tryezës së diskutimeve”.
CureVac do të zhvillojë vaksinën “për të gjithë botën”, tha Spahn, “jo për vende të caktuara”.
“Qeveria federale gjermane është shumë e interesuar në vaksinat dhe agjentët antiviral kundër koronavirusit të ri që po prek Gjermaninë dhe Evropën,” tha zëdhënësi i cituar në artikullin origjinal. “Në këtë drejtim qeveria është në një shkëmbim intensiv me kompaninë CureVac.
Zëdhënësi i ministrisë gjermane të shëndetësisë nuk kundërshtoi njëkohësisht deklaratat e bëra në gazetën Die Welt.
Burimi: The Guardian