Virusi “misterioz” qe po perhapet me shpejtesi. Organizata Boterore e Shendetesise eshte e shqetesuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për një koronavirus (NCoV), i cili po përhapet me shpejtësi.
Ministria e Shëndetësisë në Francë konfirmoi se është identifikuar personi i dytë që mbart këtë sëmundje. Mendohet se ky person është ifektuar pasi ishte në të njëjtën dhomë në spital me një mbartës të kësaj sëmundjeje. Pacienti i dytë në Francë është një 50- vjeçar. Ndërsa personi që mendohet se e ka infektuar ishte 65 vjeç dhe sapo ishte kthyer nga Dubai.