Skandal: Udheheqesi i Paqes Studentore thote se drejtesia eshte vetem ne funksion te ‘pederave’
Ekrem Zajmi është një nga udhëheqësit e Paqes Studentore, një organizate studentore në Universitetin e Prishtinës, e njohur për qëndrime të saj të afërta me grupe islamike. Ai ka qenë një ndër pjesëmarrësit në sulmin ndaj Revistës Kosovo 2.0 Dje, kur drejtësia shqiptoi dënime prej gjashtë muajsh burg ndaj tre personave që morën pjësë në këtë sulm, Ekrem Zajmi është irrituar shumë. Ja çfarë shkruan dhe çfarë gjuhe përdorë Zajmi, i cili përndryshe është deputet në Parlamentin Studentor të UP’së.
“Turpi i drejtësisë në Kosove! Derisa me kriminelët ordinerë nuk merret askush, kur është fjala për PEDERA, vijë në shprehje “drejtësia”….Turp! Edhe pse ndaj meje personalisht dhe kolegëve të mi janë ndërprerë hetimet në lidhje me këtë rast, ndjej keqardhje të thellë për Albertin, Ganin dhe Dritonin”, shkruan ai në Facebook.
Marrë nga gazeta “Express”