A do te mund te gjeje Ana drejtesi?
Anës dhe Klajdi Veizit babai i të cilëve u vra në protestën e 21 janarit u pengohet dëmshpërblimi. Gjykata nuk fillon procesin gjyqësor pa u paguar taksa padisë.
Ngjarja e rëndë e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona është akoma në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Por më shumë e vuajnë familjet që humbën këta persona të cilët kohët e fundit janë zhgënjyer edhe nga forca politike në të cilën humbën jetën të afërmit e tyre. Ana dhe Klajdi Veizi janë fëmijët e Ziver Veizit.