AKIP i kerkon Rames llogari per mbetjet kimike te Sirise
Ambientalistët kërkojnë nga qeveria shqiptare të sqarojë publikimet në mediat ndërkombëtare se Shqipëria mund të jetë një nga vendit i cili mund të marrë përsipër asgjesimin e armëve kimike të Sirisë.
Në një deklaratë për mediat, AKIP thekson se kryeministri duhet të bëjë publik qëndrimin zyrtar të qeverisë duke theksuar se ligji i miratuar së fundmi nuk e lejon importin e mbetjeve të rrezikshme.