Asnje banderole nuk e justifikon dhunen, shkruan ne editorialin e vet agjencia BIRN
Editorial nga BIRN
Ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë ishin shumë të rënda dhe aspak në linjë me mesazhet që sporti duhet të përcjellë. Mes morive të pamjeve televizive, fotografive, deklaratave të ndryshme dhe propagandës së shëmtuar, secilit prej nesh i duhet ende kohë për të gjykuar në mënyrë të ftohtë mbi çka ndodhi dhe për të marrë përgjigje mbi cilët janë përgjegjësit për fyerjet antishqiptare, bërrylat ndaj futbollistëve, ngritjen dhe zbritjen e dronit, hyrjen e tifozave të dhunshëm në fushën e ndeshjes, etj.