Avokati i Popullit: Policia tejkaloi kompetencat në Kavaje, dhunoi edhe Ruzhdi Aliun
Zyra e Avokatit të Popullit është shprehur se Policia e Shtetit ka tejkaluar kompetencat e veta, duke dhunuar protesuesit gjatë arrestimit të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Avokati i Popullit gjykon se përdorimi i forcës nga ana e policisë është bërë në kapërcim të kompetencave që u ka dhënë ligji ndërsa shton se me ardhjen e akteve të ekzaminimit mjekoligjor të të dëmtuarve do të përgatisë dhe dërgojë një rekomandim organit të prokurorisë Kavajë, për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të policise të forcave speciale.