Berisha, kunder denimit me vdekje
Sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha është ndalur dhe në ngjarjen tronditëse të vrasjes së një fëmije nga një pedofil. Sipas Berishës, akti është monstruoz, por nuk mund të rikthejë dënimin me vdekje në Shqipëri, për shkak se siç theksoi kryeministri, jemi shoqëri që kërkon integrimin dhe vend anëtar i Këshillit të Europës që nuk lejon këtë dënim ekstrem.