Berluskoni ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut, prentedon se i jane shkelur te drejtat
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranoi të dëgjoje në një seancë apeli pretendimet e ish-kryeministrit italian Berluskoni për çështjen “Mediaset”.
Siç është raportuar nga Piero Longo, avokat i Silvio Berluskonit, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rënë dakord te dëgjojë argumentet, sipas te cilave pretendohet se Berluskonit i’u mohua e drejta për një gjyq të drejtë.
Longo tha se gjykata Europiane ka rënë dakord të marrë në konsideratë kërkesën për shkeljen e rregullave të procesit të gjykimit. Berluskoni u dënua në vitin 2013 me katër vjet burg dhe përjashtim nga politika për mashtrim me taksat në Mediaset. Dënimi iu reduktua në një vit shërbim ne komunitet. Ai nisi shlyerjen e dënimit, me shërbim në një shtëpi për të moshuarit.