Ciklistet ndihen te braktisur, shpjegojne arsyet e protestave ne Tirane
Levizja Liro Korsite! Ciklistet e Tiranes! ” Nën moton “Bicikletat ne Lane, fiton ndotja ne Tirane”!” , komuniteti i Eccovolis zhvilloi protestën e radhës në Tiranë dhe kërkoi sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin e biçikletave. “Ne kërkojmë që kjo lëvizje të sigurohet në rrugë, të respektohet edhe aty ku nuk ka korsi nga shoferë të papërgjegjshëm, të ketë korsi të dedikuara, të ketë një kufizim aty ku transporti kryhet lehtë me biçikletë, të ketë një mbështetje të vazhdueshme nga politika për këtë mënyrë transporti. Duhet të investohet një pjesë e buxhetit të transportit për korsitë e dedikuara.