Denoncimi i motres: Kemisha e kuqe nuk eshte e Ziverit
Detaje të reja e tronditëse vijnë në lidhje me vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë më 21 Janarin e dy viteve më parë, ku mbetën të vrarë gjithashtu edhe 3 protestues të tjerë. Motra e të ndjerit Veizi, Trëndafile Muhameti denoncon në televizionin A1 REPORT! manipulimin e kryer gjatë ekspertizës me rrobat e vëllait të saj. Sipas saj këmisha e kuqe me me vija të bardha që tregohet në videon e aktekspertizës nuk i përket Ziver Veizit. E revoltuar ndaj drejtësisë, ajo tregon se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrata, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja.