Djemte e humbur – Historia e Arifit
Siç u tha nga Alice Farmer, studiuese për të Drejtat e Fëmijëve
E takova Arifin, një 16-vjeçar nga Afganistani, në një Pizza Hut pranë Xhakartës, Indonezi. Ishte veshur me merak, me flokët e lëmuar me kujdes mbrapa. Dukej që kishte vetëbesim, i veshur me një T-shirt të bardhë të hekurosur mirë, por nën pamjen e tij të jashtme pashë një djalë që jetonte mijëra kilometra larg familjes së tij, i cili kishte rrezikuar vazhdimisht jetën për të pasur siguri dhe mundësira.