E plote, foto dhe video nga aktivitetet e Dites Nderkombetare te Romeve
Dita Ndërkombëtare e Romëve edhe këtë vit ka qenë e pasur me aktivitete të ndryshme të organizuara nga aktivistët e këtij komuniteti.
Në Tiranë dita ka filluar me një protestë në orën 9 për situatën e keqe të strehimit të komunitetit Rom në Tiranë. Aktivistët janë pozicionuar fillimisht përpara Bashkisë së Tiranës ku i kanë bërë thirrje Kryebashkiakut të marrë me seriozitet strehimin e komunitetit Rom, më pas grupi i organizuar u shpërngul pranë Ministrisë së Planifikimit Urban dhe Turizmit ku u pritën nga zv.Ministri Alfred Dalipi i kërkoi nga aktivistët Romë ti dorezojnë sa më parë një listë të familjeve që do të zhvendosen nga banesat e tyre për shkak të zgjerimit të rrugës në mënyrë që të mund të merren masa për strehimin e tyre (FOTO) (VIDEO).