Emigranti 69-vjecar proteston para Ambasades Italiane: Kerkoj te drejten e pensionit
69-vjeçari Madrid Maliqati qëndron prej më shumë se katër ditësh përpara Ambasadës Italiane në Tiranë, për të kërkuar një të drejtë që sipas tij, i është mohuar nga shteti italian. Ai është një ndër emigrantët e parë shqiptarë që shkoi në Itali dhe sot ka lejen e qëndrimit.
Për 27 vjet ka punuar si mekanik në fabrikën e qelqit. Maliqati tregon se ka ikur në Itali në vitin ’91 me anijen “Partizani” dhe atje ka punuar në hotele dhe punë të tjera. Në vitet e para të punës ai nuk ka paguar sigurime shoqërore, por në 15 vite punë në Itali ai pretendon se ka derdhur kontribute për 12 vjet. Me një pankartë që e mban në trup, me një mbishkrim në gjuhën italiane, Maliqati kërkon marrjen e pensionit për 12 vite që ka paguar kontribute.
“Dua vitet e punës, që kam punuar në Itali. Eshtë e drejta ime, është e drejta themelore e çdo njeriu e çdo emigranti.”- shprehet 69-vjeçari.