Fatorinot detyrohen nga kompania te dalin ne proteste. Anullohet protesta e se henes
INVESTIGIM/Punonjësit e transportit 4 muaj pa marrë rrogat, grevat organizohen nga sindikatat, pronarët urdhërojnë ndërprerjen e punës! Qeveria dhe bashkia heshtin
Nga Albina Hoxha per Historia Ime
Transporti publik është në kaos. Shoferët dhe fatorinot kanë 4 muaj pa marrë rrogën. Shoqatat e transportit publik ankohen se shteti nuk i ka subvencionuar për kategoritë që përfitojnë udhëtim falas në transportin publik. Më herët shoqatat e transportit kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë.