FOTOT/ ISIS do futet ne listen e OKB per krime lufte (dhe terrori i tyre nuk ndalet)
Militantët e grupimit islamik ISIS, mund të futen në listën e OKB për krime lufte në Siri.
Sipas BBC, kryeinvestiguesi i OKB, Paulo Pinheiro tha se “ata janë kandidatë të mirë për këtë listë”, duke iu referuar ekzekutimeve dhe kryqëzimeve publike të këtij grupimi militant.
Militantët e ISIS kontrollojnë hapësira të mëdha territoriale në Siri dhe në Irak.
Ndërkohë rebelët islamikë kanë publikuar pamje të momentit kur ata ekzekutojnë dy persona, që akuzoheshin se vendosnin bomba në makina.
Një gjykatë islamike e mori vendimin dhe ata u ekzekutuan në sy të turmës në qytetin Binnish në Siri.
Marrë nga agzetatema.net