Ish te denuarve u kerkohet te plotesojne dokumentat
Pas ndryshimit të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, Ministria e Financave lëshon listen e atyre personave të dënuar të cilët janë gjallë dhe që ende mund të përfitojnë dëmshpërblimet përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar, ish të dënuarit duhet të paraqesin këtë dokumentacion në përputhje me ndarjen e mëposhtme të kategorive:
“Grave ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”, u kërkohet:
Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; Nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të vendit
“Personave ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”, u kërkohet: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek
“Personave ish të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”, u kërkohet: Raport mjekoligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga KEMP-i epror ose raport mjekoligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: QSUT, qendra shëndetësore universitare “Shefqet Ndroqi”; certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek
“Për personat ish të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”, kërkohet: Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur; Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur; nr. llogarie bankare në lek
“Për personat ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, kërkohet: Certifikatë vdekjeje të personit ish të dënuar; certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më; certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur; dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor; vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më;
“Për personat ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”, kërkohet: – certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/09/30/financat-ish-te-denuarve-plotesoni-dokumentet/