Izraeli refuzon propozimin e John Kerry per armepushim
Izraeli ka refuzuar propozimin për armëpushim në Gazatë bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Kerry ka kërkuar armëpushim të ofensivës izraelite ndaj grupit islamik Hamas që zgjat prej 18 ditësh.
Një zyrtar izraelit i ka thënë agjencisë së lajmve “Reuters”, se kërkohen ndryshime në propozimin e bërë.
Më shumë se 800 palestinezë dhe 36 izraelitë kanë vdekur që prej nisjes së konfliktit.
Ndërkohë, dje ka përfunduar dhe mandati i presidentit izraelit, Shimon Peres. Fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe njeriu që simbolizon shpresën për paqe, është larguar në një situatë aspak të qetë.
S.S