Kine, trazirat ne Xinjiang, numri i viktimave arrin ne 50
Të paktën 50 persona kanë vdekur, në mesin e të cilëve 40 sulmues, gjatë një sulmi në rajonin jugor të Kinës, Xinjiang, njoftuan autoritetet lokale.
Autoritetet rajonale fillimisht njoftuan se dy persona janë vrarë në shpërthimet në tri lokacione në qarkun Luntai, në atë që e quajn si sulm terrorist.
Gazeta qeveritare Tianshen net, njoftoi se në shpërthime kanë vdekur dy policë , dy ndihmës policie, si dhe gjashtë kalimtarë të rastit, kurse edhe 54 të tjerë janë plagosur.
Sipas edicionit online të kësaj gazete, policia ka reaguar shpejt dhe 40 sulmues janë vrarë, qoftë në shkëmbim zjarri me policinë apo në shpërthime.
Xinjiang është krahinë kineze ku jetojnë pjesëtarët e pakicës myslimane ujgur, të cilët flasin gjuhën turke.
Autoritetet kineze akuzojnë separatistët islamikë të cilët duan krijimin e shtetit të pavarur Turkmenistani lindor për dhunën që mbretëron në Xinjiang gjatë viteve të fundit. Gjatë tensioneve etnike në këtë rajon deri tani janë vrarë mbi 300 persona.
Ndërkohe, aktivistët e të drejtave të njeriut konsiderojnë se politika represive e autoriteteve kineze janë arsyeja kryesore e tensioneve dhe trazirave në Sinxhiang, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP. (d.d/BalkanWeb)