Listat, KQZ gjobit Partine Popullore Kristiandemokrate per diskriminimin e burrave
Nuk do mend qe ky Komision Qëndror i zgjedhjeve është komisioni i çudirave! Pas shumë debatesh dhe gjobash lidhur me përfaqësimin e grave në listat e kandidatëve për deputetë një tjetër gjobë është vendosur për diskriminimin ndaj burrave.
KQZ ka gjobitur Partinë Popullore Kristiandemokrate Shqiptare me 8 milionë lekë të reja pasi në listat e saj të kandidatëve për deputetë ka diskriminuar burrat. Në listën e kësaj partie në qarqet Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Berat dhe Fier figurojnë 126 kandidate femra dhe vetëm 41 meshkuj.