Meshkujt veshin minifunde për të drejtat e femrave
Rasti i përdhunimit dhe më pas vrasjes së një studenteje 20 vjeçare në Turqi ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të femrave. Meshkuj të veshur me minifunde kanë demonstruar rrugëve të Stambollit por edhe në rrjetet sociale mbështetjen për drejtat e grave.
Studentja Ozgecan Aslan u vra gjatë përpjekjes për të kundërshtuar përdhunuesin e saj më datë 11 shkurt. Dy ditë më vonë trupi i saj u gjet i djegur dhe i hedhur në një përrua.
Rasti ka shkaktuar protesta dhe debate në opinionin turk, ku jo të paktë janë ata që ‘fajësojnë viktimën pasi kishte provokuar vrasësin me veshjen e saj’.
“Nëse një minifund është përgjegjës për gjithçka, nëse veshja e tij është imorale, nëse një femër e vesh minifundin për të dërguar një ftesë për atë që do t’i ndodhë, atëherë edhe ne po e dërgojmë këtë ftesë”, thuhet në përshkrimin e fushatës që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Edhe në Twitter janë shpërndarë pastime të shumta nën hashtagun #OzgecanAslan apo #ozgecanicinminietekgiy (vish një minifund për Ozgecan Aslan).