Momenti kur “eksperti” manipulon provat ne kemishen e Ziver Veizit
Televizioni informativ A1 Report ka transmetuar pamjet filmike të akt-ekspertizës së kryer nga eksperti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili u vra nga gardisti Llupo në protestën e 21 Janarit. Në video shikohet momenti i akt-ekspertimi për të cilin prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku. Prokuroria e akuzon Çardakun se ka vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale.