Ndryshojnë çmimet e ofertave mujore në tre kompanitë më të mëdha celulare në Shqipëri
Tre kompanitë më të mëdha të telefonisë celulare në Shqipëri, kanë ndryshuar edhe çmimet e paketave të shërbimeve telefonike me parapagesë.
Çmimet e paketave 4 javore në operatorët “Vodafone Albania”, “Eagle Mobile” dhe “T – Mobile” ( në varësi të llojit të paketës) janë bërë 1100 lekë, 1400 lekë dhe 2000 lekë.
Paketat mujore, pavarësisht njësive që ofrojnë, janë respektivisht 100, 200 dhe 400 lekë më të shtrenjta.
Ndërkohë operatorët kanë shtuar edhe një paketë bazike që kushton 800 lekë, e cila ofron një numër të ulët prej 900 njësish komunikimi (internet, sms, minuta).
Hera e dytë në pak muaj që këta operatorë ndryshojnë njëkohësisht shërbimet e tyre
Pak muaj pasi këto kompani ulën afatin e vlefshmërisë së paketave nga një muaj në 4 javë duke i bërë përdoruesit e rregullt të paguajnë 13 paketa për një vit.
Këta tre operatorë që duhet të ishin në konkurrencë me njëri tjetrin, lëvizin njëkohësisht për ndryshime që rëndojnë xhepat e qytetarëve.
/l.k./