Ngacmimet seksuale, kryekomunari i Libonikut dhe një kirurg në Berat nën akuzë
Një pastruese nga Komuna Libonik ka akuzuar kryetarin e kësaj Komune, se i ka kërkuar seks që ta mbante në punë. Duke qenë se ajo ka refuzuar, ai e ka shkarkuar pastruesen nga puna. Denoncuesja është Miranda Shuli, ndërsa i akuzuari Petrit Kupe. “Kreu i Komunës më kërkoi marrëdhënie seksuale. Ai më ka kërkuar disa herë që të bëjmë marrëdhënie seksuale. Kjo, në mënyrë që të më mbante në punë. Pasi e refuzova kërkesën e tij, më hoqi nga puna. Për akuzat e mia kam dëshmitarë”, ka thënë ajo gjatë denoncimit në polici.
Më herët, një mjek kirurg i spitalit të Beratit është arrestuar dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” pasi është akuzuar nga një paciente 20 vjeçare për ngacmim seksual.
I arrestuari është mjeku, Artan Sula, 51 vjeç, ndërsa denoncimi është bërë dy ditë më parë nga shtetasja me iniciale A.B, nga fshatrat e Beratit.
a.k
Marrë nga ResPublica.al