Nis sistemimi i varrezave te Tufines dhe Sharres
Më një investim prej 3 milion dollarësh Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës. Zbatimi i projektit, sipas Bashkisë së Tiranës nisi pas zhbllokimit nga Gjykata të buxhetit, i cili u mbajt i bllokuar nga kryeministri Rama për rreth 7 muaj. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, bllokimi i buxhetit solli përveç bllokimit të investimeve dhe bllokimin e shtimit të hapësirës së varrezave në Sharrë dhe Tufinë.