Nuk do te kete funeral per te vdekurin nga Ebola
Për Thomas Eric Duncan, 42 vjeçarin nga Libia i cili vdiq nga Ebola të mërkurën në Dallas nuk është planifikuar të ketë funeral. Familja e tij është njoftuar se trupi i Duncan është djegur në spital pak orë pas vdekjes. Zyrtarët e shëndetësisë kanë deklaruar se trupi i një personi të vdekur nga Ebola është shumë i rrezikshëm për përhapjen e virusit.
Washington Post raporton se lajmi i vdekjes së Duncan, i cili u diagnostikua me Ebola në 30 shtator ishte një shok për familjarët sepse ata besonin se ai ishte duke u përmirësuar pas marrjes së trajtime të veçanta për Ebola. Djali i tij ishte përgatitur për ta vizituar atë të mërkurën në mëngjes.