OKB e shqetesuar, a jane pergjuar gazetaret ne Shqiperi
Gjatë seancës së radhës në Gjenevë ku delegacioni nga Shqipëria raportoi sërish mbi të drejtat civile dhe politike në vend, anëtarët e këtij komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shprehën shqetësim lidhur me raportimet për sulmet ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të kufizuar lirinë e medias. Njëri nga anëtarët e këtij komiteti u shpreh se ka raportime që Parlamenti Shqiptar është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve.