OPINION/Pse LGBT kerkojne te drejten e prinderimit dhe krijimit te familjes ne Shqiperi?
Nga Kristi Pinderi
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga një vendim historik i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, vendim që i jep të drejtën një çifti lezbikesh në Austri që të legalizojnë jo vetëm martesën dhe lidhjen e tyre të gjatë e të qëndrueshme, por mbi të gjitha të venë në korniza ligjore prindërimin e përbashkët të djalit të tyre.