OSBE ne Shqiperi: Tolerance zero ndaj diskriminimit
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka organizuar sot një seminar ku është prezantuar një manual udhëzues për Policinë e Shtetit Shqiptarë. Manuali është vazhdimi i një seminari për “Diversitetin Strategjik”, të mbajtur në qershor, për drejtuesit e lartë të policisë dhe “Trajnimin e Trajnuesve mbi Barazinë dhe Diversitetin”, për Instruktorët dhe Trajnuesit e Policisë të mbajtur në tetor të vitit të kaluar.