Në shtetin e Mjanmarit në Azinë Juglindore, prej më shumë se 1 viti dyshohet se po kryhen krime kundër njerëzimit, deri në genocid, ndaj komunitetit mysliman Rohingya.
Shumë prej tyre janë zhvendosur në vendet fqinje, ndërsa policia dhe qeveria mbron aksionet e ndërmarra kundër tyre si aksione policore e ushtarake kundër terroristëve.
Gambia, shteti i vogël afrikan ka hedhur Mjanmarin në gjyq ndërkombëtar dhe liderja de facto e vendit, Aung San Suu Kyi, nobeliste e paqes, do të mbrojë personalisht vendin e saj në këtë gjyq.
Kritikat e shumta ndaj saj se po mbulon genocidin, nuk e kanë ndaluar Suu Kyi të dalë hapur pro qëndrimit të qeverisë së saj.
Vendi i saj me shumicë budiste, vijon përndjekjen e minoritetit Rohingya dhe pas reagimeve të shumta ndërkombëtare.
Mendohet se mbi 730.000 pjesëtarë të komunitetit janë deportuar dhe detyruar të largohen, që në fillim të përndjekjes ushatarake në vitin 2017.
Në raportet e saj, OKB ka deklaruar se këto shpërngulje janë kryer me qëllime genocidi.