Policet e patrullave paguhen edhe me pak se pastrueset ne institucione, raporton DITA
E përditshmja DITA ka botuar në numrin e saj të sotëm një raport konfidencial të PAMECA dhe ICITAP për gjendjen në policinë shqiptare, të dhënat e të cilit janë alarmante. “Raporti thotë se pagat e policëve, janë më keq se në 2003. Situatë katastrofale, është krijuar me veprimet mbi pagat dhe zhdukjen e koeficientëve në rrogat e policëve veçanërisht pas 2007-s. Policët shqiptarë paguhen më pak jo vetëm krahasuar me vendet e tjera europiane por edhe krahasuar me policët në Kosovë, Bosnje, Mali i Zi dhe Maqedoni. Paga e një Drejtori në administratë që menaxhon 5-7 punonjës, më e lartë se paga e drejtuesit policor që menaxhon 9915 policë, dhe policët e patrullave (janë policët që kanë më shumë kontakte me komunitetin) kanë rroga më të ulëta edhe se pastrueset në disa institucione të shtetit”.