Policia me “filozofine” e Nastradinit: “parandalon” sherrin duke rrahur barbarisht lojtarin ne mes te fushes
“Zgjidhje alla-shqiptarçe” e ka konsideruar media situatën e krijuar dje në Fushë Krujë, kur policët kanë rrahur në mes të fushës (barbarisht, sipas mediave) Klodian Bakun, futbollist të Ilirisë, ekipit të fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur dje në ndeshjen Iliria-Dinamo, ndeshje e përfunduar 0-0.
Sipas raportimeve Baku është mërzitur me rezultatin, që rrezikon rënien e Ilirisë në një kategori më të ulët dhe është drejtuar nga stoli i Dinamos, ku ka tentuar të godasë shefin e klubit, Ismet Saliaj.