Policia na terhoqi zvarre, u perplaste kokat njerezve ne furgona! Avokatet: Po i rrahin te rinjte ne komisariat (FOTO/VIDEO)
Të paktën 3 të rinj janë ndaluar në këto moment nga Policia e Tiranës teksa ishin duke protestuar në mbështetje të protestuesve në Turqi. Bashkë me rreth 30 të rinj të tjerë, ata ndodheshin në sheshin Nënë Tereza për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi në momentin kur një lëvizje e re politike, e lidhur me universitetin Vitrina po zhvillonte një tjetër tubim, por në mbështetje të Erdogan.