Protestat ne Turqi, qeveria: Do perdorim ushtrine ndaj protestuesve!
Qeveria turke duket se nuk do të mund t’i japë zgjidhje protestave që po zhvillohen prej tre javësh në gjithë Turqinëpa përdorur dhunën ndja protestuesve. Vijojnë deklaratat tronditëse, qeveria paralajmëron se do të përdorë ushtrinë për t’i dhënë fund protestave në Stamboll dhe në qytete të tjera.
“Qeveria do të përdorë të gjitha fuqitë e veta dhe forcat e armatosura nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc duke folur në televizionin shtetëror të Turqisë.