Raporti i Lumturisë: Shqipëria zbret 33 vende në klasifikim
Zvicra mund të jetë e famshme për sistemin e saj bankar, por sipas raportit të fundit global për lumturinë, zvicerianët janë gjithashtu populli më i lumtur në botë. Sipas studimit vjetor të Kombeve të Bashkuara, Zvicra është shteti më i lumtur për të jetuar. Shteti i dytë më i lumtur është Islanda, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia dhe Kanadaja.
Raporti merr në konsideratë faktor si Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pereceptimi i korrupsionit, mbështetja sociale, jetëgjatësia, apo liria për vendimarrje në jetë.
Por ku ndodhet Shqipëria në këtë raport? 
Duket se Raporti i Lumturisë në Botë e nxjerr vendin tonë ndër vendet më pak të lumtura. Shqipëria ndodhet në vendin e 95-të, nga 158 vende të studiuara. Nisur nga raporti i vitit të kaluar, ka zbritur plot 33 vende në klasifikim.
Krahasuar me rajonin, Kosova renditet disa vende përpara nesh, duke zënë kështu vendin e 69-të, Serbia e 87-a, Maqedonia e 93-a, Mali i Zi i 83-i, dhe vetëm Bosnja dhe Hercegovina renditet një vend pas nesh, e 96-a.
Që kur u publikua për herë të parë në 2012-ën, Raporti Botëror i Lumturisë tregoi se mirqënia dhe lumturia janë tregues kritik të zhvillimit ekonomik dhe social të një kombi, ndaj duhet të jenë synim kyç i politikës.
Tjetër përfundim i raportit është fakti që femrat janë më të lumtura se meshkujt në të gjithë botën.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.