Ditët e fundit kanë qenë të bujshme në ndodhi për komunitetin LGBT+, si në Shqipëri edhe në botë. Duket se me të afruar dita ndërkombëtare kundër homofobisë, apo të qenurit vetë Muaji i Krenarisë gjakrat janë ngrohur. Më poshtë mund të gjeni një pasqyrim mbi të gjitha ngjarjet kryesore.
Festivali më i madh i muzikës në botë, sivjet kulminoi me fitoren e këngës nga Zvicrra. Nemo Mettler, zytarisht është shprehur se identifikohet si jo-binar, me një kostumografi unike dhe me plot stil në secilën prej performanacave dhe daljeve publike ai tërhoqi goxha vëmendje. Djali me fustan, nuk ishte i vetmi që i dha jetë ‘’Kristlindjes gej’’-sipas komentuesve në X e Reddit. Saba, nga Danimarka është një grua lezbike me origjinë nga Etiopia që është gjithashtu një aktiviste e forte për shëndetin mendor. Ndërsa Belgjika përfaqësohet nga Mustii që është pjesë e jurisë në RuPaul’ s Drag Race. Përveç këtyre edhe Irlanda, San Marino, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar përfaqësohen nga individë të dalur hapur e krenarë si pjestarë të komunitetit LGBT+.

Dje, datë 14 Maj në Tiranë, u mbajt tryeza e rumbullakët në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Shqipëri me qëllim primar diskutimin e ecurisë drejt Integrimit të Shqipërisë në BE. Në diskutimin për kapitullin e 23-të ‘’Të drejtat themelore dhe gjyqsori’’, secili pjesmarrës mundi të kuptonte dhe diskutonte për hapat e ndërmarrë e që duhen marrë parasysh në vazhdim nga insitucionet për garantimin e barazisë dhe mirëqenies së grupeve minoritare e të margjinalizuara. Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në fjalën e tij theksoi:’’ Ndërsa Shqipëria ecën përpara drejt integrimit në BE, duhet të vihen ne dispozicion më shumë burime për zbatimin e të gjitha planeve të veprimit që lidhen me përpjekjet kundër diskriminimit dhe forcimin e institucioneve përkatëse.’’

Ndërkaq, ILGA Europe në raportin e saj bën të qartë që përqafimi i të drejtave LGBT+ nga secili prej shteteve kandidate është thelbësor për përshpejtimin e procesit. Në seksionin për Kosovën, raporti shpreh që Kosova duhet ta ketë prioritet përfshirjen e martesave të së njejtës gjini në Kodin Civil. Duhet theksuar që tashmë ka një projek ligj të pavotuar që do ti lejojë individët të ndërrojnë identitetin gjinor.
Larg nga Evropa në Peru, e kundërta ndodh me lirinë e gjininë. Ministria e Shëndetësisë atje ka klasifikuar trangjininë dhe transseksualitetin si diagnoza të shëndetit mendor. Madje edhe presidentja Dina Boluarte në kundërshtim me rekomandimet e OBSH, ka dekretuar ligjin.