Raporti: Te mbyllen tre qendra paraburgimi, nuk i plotesojne kushtet
Monitorimi i burgjeve dhe paraburgimeve të kryera nga Instituti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Avokatin e Popullit ka arritur në përfundimin se të paktën tre qendra paraburgimi duhet të mbyllen menjëherë. Shkak për mbylljen e tyre është mosplotësimi i kushteve dhe mbipopullimi i tyre.
Drejtoresha ekzekutive e këtij instituti, Marta Onorato, tha se: Kemi sugjeruar edhe mbylljen e disa prej këtyre institucioneve, ku nuk ka nivel dhe kushte të mjaftueshme për të siguruar dinjitetin njerëzor. Për shembull në institucionin e Kukësit, Sarandës dhe Beratit, ajrimi, ventilimi, ndriçimi natyror nuk është i mjaftueshëm, hapësira dhe standardet kombëtare, minimumi 4 metër katror për person nuk është siguruar, lagështirë, kushte jo të përshtatshme sanitare”.