Se bashku drejt diversifikimit shumengjyresh!
MONIKA SHOSHORI STAFA
Vetëm një vit më parë, romët u vendosën në qendër të buletineve informative, atëherë kur u raportua se një vajzë bionde me gërsheta u shfaq mistershëm në një kamp romësh në Greqi. Vajza e vogël 4-vjeçare, e bardhë, me sy bojëqielli dhe flokë të verdhë, u gjet nga policia greke në një kamp romësh në afërsi të Athinës, teksa jetonte me njerëz që nuk rezultuan të ishin familja e saj.