SHENIM/Sot na eshte mohuar e drejta per te patur besim
Kristi Pinderi
SHENIM JO PER SHPALLJEN E PRENDIT DHE LLUPOS TE PAFAJSHEM, POR PER MOHIMIN E SE DREJTES PER TE PATUR BESIM TE INSTITUCIONET E PER TE QENE TE LUMTUR
Dita e sotme është një nga ato kur shqiptarët, pavarësisht se për kë votojnë apo pavarësisht se cfarë aspiratash kanë për jetët e tyre, ndihen pa fjalë, të vegjël, të pafuqishëm dhe në njëfarë mënyre të rrezikuar në të ardhmen e tyre.
Tentativa për ta shndërruar cështjen e 21 janarit në një nga ato cështjet e politikës banale të ditës (ato me faceboook e ato ceshtje per hir te propagandes jo per hir te qeverisjes), në mënyrë që njerëzit të ndaheshin si në llogore, njëri kamp përballë kampit tjetër ka sjellë një përcudnim të frikshëm të së vërtetës.