Shkodër, punëtorët e një firme fasone ngrihen në protestë
Mbi 70 punonjës të një biznesi fason në Shkodër protestuan të mërkurën pasi iu janë hequr nga rroga 10 deri në 20 ditë pune. Sipas raportimeve të mediave lokale, ndalesa në rroga iu është bërë për shkak se një sasi prodhimi ka rezultuar me defekt.
Punonjësit denoncuan në “Star Plus TV” forma të diskriminimit dhe shkelje të shpeshta të të drejtave që u janë bërë gjatë punës në këtë fabrikë.
Rreth 100 punonjës mësohet të jenë pushuar nga puna muajt e fundit, duke u zëvendësuar me minoren, çka përbën shkelje flagrante të kodit të punës. Punonjësit shprehen se kushtet e punës janë të papërshtatshme dhe iu duhet të punojnë me orare të zgjatura.
Video:
/l.k/