#ShqiperiaDhuron: Si aplikohet per Ndihmen Ekonomike ne qarqet e projektit pilot?
Si aplikohet për Ndihmën Ekonomike në qarqet e projektit pilot?
Ku duhet të drejtoheni për të kerkuar Ndihmën Ekonomike?
Ndihma Ekonomike kërkohet pranë komunës apo bashkisë ku jetoni dhe keni gjendjen civile.
Punonjësi përgjegjës për marrjen e kërkesës suaj është administratori shoqëror.
Kur duhet bërë kërkesa herën e parë?
Kërkesa bëhet nga data 1-10 të cdo muaji. Në rast se kërkesa plotësohet mbas 10 (dhjetë) ditëve
të para ajo ruhet dhe bëhet e vlefshme për muajin pasardhës.
Si plotësohet kërkesa herën e parë?
Kërkesa plotësohet sëbashku me administratorin shoqëror në momentin e dorëzimit të
dokumenteve, në prezencë të të dy bashkëshortëve, përveçse rasteve kur janë në proces
zgjidhjeje martesore, ose kur kërkuesit janë jetimë, viktima të trafikimit ose viktima të dhunës në
marrëdhënie familjare.
Mbasi plotësohet kërkesa, ju keni të drejtë të kontrolloni informacionin e hedhur nëse nuk është i
saktë dhe të kërkoni që të ndryshohet.
Kur kërkesa është e plotësuar në mënyrë të saktë ju duhet ta nënshkruani dhe administratori
shoqëror do t’ju japë një kopje të faqes së parë të kësaj kërkese.
Çfarë përmban kërkesa?
Kërkesa përmban një sërë pyetjesh, të cilat kanë për qëllim vlerësimin e gjendjes reale
ekonomike. Këto pyetje kanë të bëjnë me numrin e anëtarëve të familjes, arsimimin dhe
punësimin e tyre; llojin e banesës, pasuritë dhe objekte të tjera në pronësi, si dhe të ardhura nga
programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera.
Çfarë dokumentesh duhet të dorëzoni bashkë me kërkesën e parë për Ndihmë Ekonomike?
Dokumentet që duhet të dorëzoni tek administratori shoqëror për kërkesën e parë për Ndihmë
Ekonomikejanë sipas rasteve më poshtë:
1. Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme:
Kopjen e kartave së identitetit të të gjithë anëtarëve të familjes që kanë karta identiteti;
Çertifikatën familjare që lidhet të gjithë ata persona që janë pjesë e së njëjtës gjendje
familjare;
Çertifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
apoaktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës), për zonat ku
regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende;
Familjet me fëmijë nën moshën madhore edhe:
– vërtetim mbi frekuentimin e shkollës për fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm,
– dëftesën e kalueshmërisë,
– kalendarin e kryerjes se vaksinave për fëmijët.
* Në rastet kur bashkëshortët janë nëproces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentacioni paraqitet i ndarë nga secili bashkëshort. Në këtë rast
duhet që të dorëzohet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje
martesore.
** Në rastet kur një ose më shumë anëtarë të familjes janë me aftësi të kufizuar ose invalidë
duhet që të dorëzohet edhe kopje e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për
Punë.
2. Jetimët që nuk janë në institucione të përkujdesit shoqëror:
Kopjen e kartës së identitetit;
Çertifikatën familjare;
Kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin “Për
statusin e jetimit”, të ndryshuar;
3. Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve
në nevojë:
Certifikatën familjare;
4. Viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin
e punësimit:
Kopjen e kartës së identitetit;
Certifikatën familjare;
Vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore të lëshuar brenda 30 ditëve të
fundit;
5. Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit
të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes:
Kopjen e kartës së identitetit;
Certifikatën familjare;
Urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes të lëshuar nga gjykata;
*Në çdo rast, administratori shoqëror mund t’ju kërkojëdokumente të tjera të nevojshme, për të
përcaktuar të ardhurat familjare.
A verifikohen dokumentet dhe informacioni që jepet gjatë plotësimit të kërkesës?
Po, dokumentacioni dhe informacioni i dhënë gjatë plotësimit të kërkesës verifikohet në mënyrë
elektronike me institucionet e tjera shtetërore, si dhe fizikisht në vendbanim. të paktën dy herë në
vit.
Në rast të deklaratave të rreme, kërkesa për Ndihmë Ekonomike nuk do të pranohet.
Po kur ka mungesa në dokumentet ose në plotësimin e kërkesës për herë të parë?
Në rastet kur ka mungesa në dokumentet e nevojshme për të bërë kërkesën, ose në informacionin
e nevojshëm për plotësimin e kërkesës, administratori shoqëror duhet t’ju njoftojë, duke ju dhënë
edhe një listë të mungesave. Në rast se ju nuk mundeni të plotësoni mungesat në dokumentacion dhe informacion brenda 10 (dhjetë) ditëve të para të muajit, atëherë kërkesa juaj ruhet për muajin pasardhës. Administratori shoqëror duhet t’ju ruajë kërkesën e çelur bashkë me dokumentacionin e dorëzuar deri në 30 (tridhjetë) ditë.
Në rast se ju nuk plotësoni dokumentacionin dhe informacionin brenda 30 (tridhjetë) ditëve,
atëherë administratori shoqëror ka të drejtë ta anullojë kërkesën.
Kur përjashtohesh nga Ndihma Ekonomike?
Nga Ndihma Ekonomike mund të përjashtohesh nëse:
Dokumentacioni ose informacioni i dhënë gjatë plotësimit të kërkesës rezulton i rremë pas
kontrollit në mënyrë elektronike me institucionet e tjera shtetërore dhe të verfikimit fizik në
vendbanim.
Ju nuk pranoni të intervistoheni në vandbanimin e deklaruar pas dy njoftimeve të bera nga
administratori.
Një prej anëtarëve të familjes ndahet qëllimisht nga trungu familjar pa krijuar një kurorë të
re, përveç rasteve të vajzave nëna;
Si përzgjidhesh si përfitues i Ndimës Ekonomike?
Mbas mbylljes së aplikimeve sistemi elektronik, mbasi kontrollon dhe peshon informacionin në
dokumentacionin dhe kërkesëns e paraqitur pranë administratorit shoqëror, përcakton renditjen
për të qenë përfitues ose jo të Ndihmës Ekonomike.
Si lajmërohesh nëse je përzgjedhur?
Ju mund të kërkoni informacion për pranimin apo refuzimin e saj pranë komunës apo bashkisë
tuaj,në përfundim të muajit për të cilin kërkesa juaj është e vlefshme.
Kush ka të drejtë të tërheqë dhe pagesën e Ndihmës Ekonomike?
Pagesa e Ndihmës Ekonomike tërhiqet nga bashkëshortja e familjes në nevojë dhe nga vetë
individi në nevojë.
Ku tërhiqet Ndihma Ekonomike?
Pagesa e Ndihmës Ekonimke tërhiqet pranë zyrave të postës ose sporteleve të bankave.
Çfarë duhet bërë për të vazhduar marrjen e Ndihmën Ekonomike mbasi jam përzgjedhur?
Të dy bashkëshotët duhet të paraqiten çdo 3 (tre) muaj pranë bashkisë apo komunës ku jetojnë
dhe kanë gjendjen civilë dhe sëbashku me administratorin shoqëror të plotësojnë një deklaratë,
mbi çdo ndryshim të situates së tyre, nëse ka ndryshuar.
Në përfundim të 2 (dy) viteve nga plotësimi i kërkesës së parë, ju duhet të dorëzoni sërish
dokumente për situatën tuaj shoqërore ekonomike dhe të plotësoni sërish kërksën e plotë.
A mund të përfitoj shtesa në Ndihmë Ekonomike?
Po, me anë të ndjekjes së rregullt të arsimit të detyrueshëm dhe kryerjes së kalendarit të
vaksinimeve nga fëmijët e familjes, mund të ketë shtesa në pagesën e Ndihmës Ekonomike.
A kushtëzohet Ndihma Ekonomike?
Po, marrja e Ndihmës Ekonomike kushtëzohet nëpërmjet marrjes pjesë në punë apo shërbime
komunitare të personave në moshë pune, anëtarë të familjes.
Po nëse je përzgjedhur sipas mënyrës së mëparshme?
Në këtë rast, dosja juaj është e plotësuar tashmë pranë administratorit shoqëror dhe ju duhet të
aplikoni sipas mënyrës së re elektronike.
Po nëse ndryshohet vendbanimi?
Në rastet kur ju ose familja juaj ndryshoni vendbanim, krahas ndryshimit të gjendjes civile,
transferohet edhe dosja e ndihmës ekonomike në bashkinë apo komunën e re, e cila duhet të jetë
brenda qarqeve të Tiranës, Durrësit ose Elbasanit.
Në rast se vendbanimi juaj i ri nuk është në këto qarqe, atëherë kërkesa juaj duhet të bëhet sipas
mënyrës së mëparshme.
A mund tëankohesh nëse nuk përzgjidhesh?
Në rastet kur kërkesa juaj është refuzuar, ju duhet të kërkoni pranë bashkisë apo komunës tuaj
informacion për arsyet e refuzimit.
Ju keni të drejtën për të ankimuar me shkrim te Drejtori i Zyrës Rajonale të Sherbimit Social
Shtetëror, i cili ju njofton me shkrim per vendimine marrë. Më pas ju keni të drejtën të ankimoni
në gjykatë vendimin për refuzim të Ndihmës Ekonomike.
Marrë nga: http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/shqiperiadhuron-si-aplikohet-per-ndihmen-ekonomike-ne-qarqet-e-projektit-pilot