Te verbrit kundershtojne miratimin e ligjit “Per perfshirjen dhe aksesueshmerine e PAK”
Këtë kërkesë e bëjnë nëpërmjet një peticioni drejtuar institucioneve përgjegjëse
Ilda Hoxha
Shoqata e Personave të Verbër u është drejtuar me një peticion institucioneve, për të kundërshtuar miratimin e ligjit “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e PAK”. Në këtë peticion thuhet se ky projektligj është në dëm të tyre dhe i panevojshëm. Ndër të tjera theksohet se miratimi i këtij ligji bie në kundërshtim dhe bën të pamundur implementimin real të Kushtetutës së Shqipërisë. Gjithashtu, sipas peticionit të kësaj shoqate, ligji dëmton deri në zhbërjen e aftësisë së kufizuar dhe realizmin e përfaqësimit në përputhje me përcaktimet në konventën e OKB-së për rolin qendror të organizatave të personave me aftësi të kufizuara. Një tjetër pikë që personat me aftësi të kufizuara kundërshtojnë lidhet me përjashtimin e organizatave të PAK nga përfaqësimi dhe ofrimi i shërbimeve, që sipas tyre krijon premisa të forta për abuzim dhe korrupsion me fondet publike dhe të donatorëve. Ata kanë kërkuar rrëzimin e këtij ligji dhe ndërtimin e një strategjie të re për të mundësuar implementimin e dispozitave të veçanta të OKB-së me ndërhyrjen në legjislacionin aktual. Sipas tyre është absurd ndërtimi i një ligji përballë një konvente të tillë si ajo e PAK. Nëpërmjet peticionit, ata kanë kërcënuar se do ta kundërshtojnë në mënyrë institucionale brenda dhe jashtë vendit, si edhe duke organizuar protesta dhe çdo formë tjetër të rezistencës.
Në projektligjin “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” një pikë i kushtohet përkufizimit që u bëhet këtyre personave në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Sipas projektligjit, ky përkufizim është përmbyllës. Aktualisht, personi me aftësi të kufizuara përshkruhet në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” si: “Një individ, i cili ka humbur një aftësi për shkak të një dëmtimi fizik, shqisor, intelektual, psiko-mendor, qoftë të lindur qoftë të shkaktuar gjatë ciklit të jetës, si rezultat i një aksidenti dhe sëmundjeje të përhershme ose të përkohshme, të cilat nuk lidhen me punësimin”. Sipas projektligjit “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e PAK” ky përkufizim nuk përkon me atë të KDPAK-së dhe, si rrjedhojë, duhet të ndryshohet. Ndryshimet konsistojnë në pajtueshmërinë me Konventën, veçanërisht për të pasqyruar faktorët dhe barrierat sociale, si dhe për të qenë në përputhje me modelin biopsikosocial të dëmtimeve, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë bazon vlerësimet e saj. Sipas tyre është absurd ndërtimi i një ligji përballë një konvente të tillë si ajo e PAK. Nëpërmjet peticionit, ata kanë kërcënuar se do ta kundërshtojnë në mënyrë institucionale brenda dhe jashtë vendit, si edhe duke organizuar protesta dhe çdo formë tjetër të rezistencës. Disa nga parimet e këtij projektligji që po kundërshtohet janë edhe aksesueshmëria e vendimmarrja. Në lidhje me aksesueshmërinë thuhet se personat me aftësi të kufizuara të kryejnë detyrat dhe punët që kërkohen në arsim, punësim dhe mjedise të tjera. Një akomodim për ta është krijimi i kushteve dhe hapësirës së nevojshme, në mënyrë që të ndihen të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë. Ndërkohë, në lidhje me vendimmarrjen cilësohet se kujdestaria është e destinuar të dështojë edhe pse është një përpjekje që ka një qëllim të mirë. Ata sugjerojnë krijimin e strukturave të veçanta, shkollave të veçanta për t’i nxjerrë personat me aftësi të kufizuara nga harresa e plotë.
Marrë nga gazeta-shqip.com