Totozani kerkon te revolucionarizoje administraten: propozon me te drejte si zevendes nje person me aftesi te kufizuara
Avokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar sot në mbrëmje në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj në televizionin Ora Neës se dëshiron t’i propozojë Parlamentit si numrin dy të këtij institucioni një person nga rradhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Aktualisht një nga Komisionerët e Avokatit të Popullit ka paraqitur dorëheqjen dhe Parlamentit do t’i propozohet një emër i ri.
Tha Totozani ndër të tjera: “Jam konsultuar me stafin dhe bashkëpunëtorët tanë në shoqërinë civile. Dhe kemi dalë në përfundimin se do ishte një revolucion i vogël në administratën shqiptare që numri dy i Avokatit të Popullit të jetë nga kjo shtresë e bashkëqytetrëve tanë.