Totozani takon homologen greke: Gjendja e te burgosurve shqiptare, shqetesuese
Avokati i Popullit, Igli Totozani priti të martën në një vizitë zyrtare, homologen e tij, Avokaten e Popullit të Greqisë, Calliope Spanou.
“Gjatë takimit, ndër të tjera është për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve respektive.
Në mënyrë të veçantë theksi është vënë tek fëmijët që kalojnë kufirin të pashoqëruar nga prindërit në mënyrë ilegale.