Tronditet Londra nga nje masaker e pergjakshme
Londra është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme. Një person është masakruar për vdekje në një rrugë të Londrës. Policia ka arrestuar menjëherë autorët të cilët fillimisht janë plagosur. Policia ka përforcuar masat e sigurisë në kazermat ushtarake, raporton Deutsche Ëelle.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lindje të kryeqytetit britanik ku dy sulmues kanë vrarë për vdekje me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës një person në moshë të re, që ka gjasa të jetë një ushtar i forcave të armatosura britanike.